U mbajt dita informuese nga Erasmus+

Është mbajtur të martën në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, dita informuese nga Zyra “Erasmus+” në Kosovë, ku kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve dhe studentëve. Zyrtarë të “Erasmus+” kanë prezantuar mundësitë që ofrohen në kuadër të këtij projekti si për institucionet arsimore, stafin akademik ashtu edhe për studentët.

Në takim janë dhënë sqarime për mundësitë e aplikimit për projekte në kuadër të “Erasmus+”, mandej edhe për detaje të tjera që kanë të bëjnë me bursa për studentë. Sipas tyre, ky aktivitet ka për qëllim shpërndarjen e informatave për rregullat dhe procedurat e aplikimit në “Programin Erasmus+”.

U tha se ky projekt ofron mundësi të mëdha si për institucionet ashtu edhe mësimdhënësit dhe studentët. Ndryshe thirrja e aplikimit për vitin 2019 është hapur gjatë muajit tetor.

Erasmus