Konferenca E Rektoreve

U mbajt konferenca “Universiteti, politika dhe vlerat themelore të arsimit të lartë”

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, mori pjesë në konferencën “Universiteti, politika dhe vlerat themelore të arsimit të lartë”, e cila u mbajt të enjten në Prishtinë. Të pranishëm në këtë ngjarje të organizuar nga Konferenca e Rektorëve, në kuadër të 50-vjetorit të Universitetit të Prishtinës, përveç rektorëve të universiteteve publike, ishin edhe kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami,  shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova etj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi se arsimi do të jetë prioritet i qeverisë së tij. Ai tha se do të rrisë investimet në arsim dhe do të bëjë reforma në arsim. Ndërsa rektori Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, kërkoi që arsimi të jetë prioritet i qeverisë së re dhe që politika mos të ndërhyjë në arsim

Ministrja Bajrami, shpalosi edhe programin e Qeverisë së Kosovës për arsimin e lartë, ku ndër të tjera, theksoi se do të rishikohet Ligji për Arsimin e Lartë, do të rithemelohet Këshilli Kombëtar i Shkencës dhe krahas kësaj do të themelohet dhe fuqizohet Fondi Kombëtar i Shkencës, e po ashtu edhe Fondi i Ekselencës.