FGJ

U mbajt takimi virtual me ekspertët ndërkombëtarë për riakreditimin e programit “Xehetari”

Në kuadër të procesit të riakreditimit të programeve në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), të hënën është mbajtur takimi virtual me ekspertët ndërkombëtarë për programin  “Xehetari” të nivelit bachelor në Fakultetin e Gjeoshkencave. Takimi është përcjellur edhe nga zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Akreditim në cilësinë e vëzhguesit.

Procesit të riakreditimit nga ky fakultet do t’i nënshtrohen edhe dy programe: “Vendburime minerale (bachelor) më 5 prill dhe programi “Xehetari” (master), më 27 prill.