Trajnimi: “Lëvizja E Lirë E Mallrave”

U mbajt trajnimi: “Lëvizja e Lirë e Mallrave”

Inspektorë nga komunat e Kosovës, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe studentë, kanë marrë pjesë të mërkurën në trajnimin: “Lëvizja e Lirë e Mallrave”, që është mbajtur në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB). Ky trajnim po implementohet në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa pjesë e organizimit të këtij projekti që financohet nga BE-ja është edhe UMIB-i.

Trajnimi është hapur me një minutë heshtje për viktimat që kanë pësuar nga tërmeti që ndodhi të martën në Shqipëri. Ndryshe ky projekt është vlerësuar i një rëndësie të veçantë për pjesëmarrësit, të cilët janë mishëruar me trendët e reja sa i përket lëvizjes së lirë të mallrave.