Trajnimi…

U mbajt trajnimi për punim seminarik dhe punim diplome

Organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK)  në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është mbajtur të mërkurën një trajnim për punim seminarik dhe punim diplome. Trajnimin e ka mbajtur prof.dr. Esat Dërguti.

Zyrtari i Lartë i QZHK-së, Alban Fazliu, tha se qëllimi i trajnimit ka qenë që t’ua mësojë studentëve format e punimit seminarik dhe të punimit të diplomës. Ai falënderoi profesorin Dërguti për gatishmërinë si dhe studentët për interesimin.