Panairi

U mbajt“Panairi për Shkencë dhe Teknologji 2023”

Me rastin e 10 -vjetorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), Parlamenti Studentor dhe Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK) kanë organizuar “Panairin për Shkencë dhe Teknologji”. Panairi që tashmë është tradiocional ka ofruar mundësi për nxënësit e shkollave të mesme dhe të rinjtë në përgjithësi që të njihen me kushtet dhe mundësitë që ofron UIBM.

Kryetarja e Parlamentit Studentor, Ariona Rushiti, tha se studentët e secilit fakultet kanë pasur tavolinën përkatëse, për të ofruar informacione për programet, kushtet dhe punën që bëhet nëpër njësitë akademike. Ajo falënderoi nxënësit e shkollave të mesme dhe vizitorët e panairit të organizuar në hollin e objektit 1 të UIBM.

Gjithashtu ajo ka uruar studentët për 10 -vjetorin e UIBM.