U Mbëltuan 100 Fidane Të Reja Në Kampusin Universitar

U mbëltuan 100 fidane të reja në kampusin universitar

Studentë dhe të rinj nga qyteti i Mitrovicës kanë marrë pjesë të dielën në një aksion gjelbërimi në hapësirat e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB). Të rinjtë janë shprehur të kënaqur me këtë aksion të organizuar nga OJQ “GAIA” në kuadër të projektit “Klima për Ndryshim”.

Janë mbëltuar gjithsej 100 fidane të reja, ndërsa ideja e organizatorëve është që aksioni në këtë hapësirë të vazhdoj edhe në të ardhmen. Zyrtarët e UMIB-it falënderuan organizatorët dhe studentët që morën pjesë në këtë aksion për gjelbërimin e kampusit universitar, që mëtohet të shndërrohet në një hapësirë model në Mitrovicë.

Ndryshe, aksioni është mundësuar nga “Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën” dhe është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).