Simulation Of The Accreditation Process

U organizua një simulim për procesin e riakreditimit

Menaxhmenti, mësimdhënës, studentë dhe punëtorë nga administrata  e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), janë bërë pjesë e një simulimi të përbashkët me ekspertë të fushës së akreditimit. Megjithëse simulimi ishte i ndarë në grupe, në sallë kanë qëndruar të gjithë së bashku për të krijuar një pasqyrë reale të përgatitjeve që janë bërë sa i përket procesit të riakreditimit.

Rektori i UMIB-it, Alush Musaj, ka falënderuar të gjithë ata që janë bërë pjesë e angazhimeve sa i përket këtij procesi. “Është duke u bërë një punë jashtëzakonisht e madhe, e cila do të krijoj një sistem të qëndrueshëm në UMIB sa i përket cilësisë, por edhe aspekteve të tjera”.

Pas aktivitetit është zhvilluar edhe një takim i përbashkët i ekspertëve dhe rektorit, ku u bisedua për rrjedhën e simulimit. Në përgjithësi u vlerësua se janë bërë hapa të mirë sa i përket aspekteve që lidhen me akreditim, por që ka nevojë për një sistem të rrjedhshëm dhe praktik.