Bpb

U prezantua Programi Junior – Gjenerata e Gjashtë, për studentët e e Fakultetit Juridik, i cili do të zhvillohet në HR Academy from BPB në Prishtinë

Programi bachelor i Fakultetit Juridik ka paraparë edhe lëndë të caktuara nga fushat ekonomiko- financiare. Prandaj, për studentët e këtij Fakulteti të cilët të ardhmen e vet profesionale e imagjinojnë të jenë të punësuar në këto veprimtari, u organizua enkas një ligjëratë informuese mbi Programin Junior i Bankës për Biznes nga përfaqësuesit e saj zt. Jeton Imeri, znj. Argjenta Islami dhe znj. Diellza Haradinaj. Studentët më hollësisht u informuan për programin në fjalë i cili ofron mundësi të angazhimit të të rinjëve në trajnim dhe përgatitje profesionale nga stafi i bankës të specializuar në fusha të ndryshme të industrisë, për periudhë 3-4 muaj. Më tutje përfaqësuesit e kësaj Banke, sqaruan se ky Program do të zhvillohet në HR Academy from BPB në Prishtinë, në një mjedis inovativ  i cili to të mbështes zhvillimin e studentëve me hulumtimet, teoritë dhe praktikat më të fundit.

Atyre i’u sqarua edhe fakti se gjatë gjithë kohës në program, do të kalojnë në një seri të moduleve të trajnimit, të cilat përqendrohen në aftësi të buta dhe profesionale që do të ndihmojnë të zhvillohen si punonjës të BPB-së dhe të krijonë një rrjet të madh të kolegëve, dhe më pas mundësi punësimi në bankën e lartëcekur. Përfaqësuesit e Bankës në fjalë, në përmbyllje të këtij prezentimi shprehen falenderimin për iniciativën e bashkëpunimit reciprok ndërinstitucional, si dhe u dakorduan me u.d. dekanin e Fakultetit Juridik, profesorin Qerimi, që mënyrë aktive studentët e diplomuar të këtij Fakulteti të inkruajohen për të aplikuar për t’u bërë pjesë e përhershme e Bankes për Biznes.