Galeria

U themelua Instituti i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore

Këshilli Drejtues i Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka marrë vendim për themelimin e Institutit të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore. Vendimi është marrë pas propozimit nga FTU-ja, me arsyetimin për rëndësinë e themelimit të një instituti të tillë.

Instituti i FTU -së, përveç që do të krijojë mundësi më të mëdha për studentë dhe mësimdhënës, vlerësohet të jetë një urë lidhëse e bashkëpunimit ndërmjet pjesës akademike dhe industrisë. Institute të tilla janë themeluar edhe në njësitë tjera akademike në UIBM.