UIBM

UIBM fitues i projektit të HERAS Plus në thirrjen “Social Dimension Small Grant”

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovice ka arritur të fitoj një projekt lidhur me thirrjen e  HERAS Plus për  Social Dimension Small Grant. Projekti synon që të ofroj universitetin sa më afër shërbimit në komunitet, përmes edukimit ligjor për të drejtat e personave me aftësi te kufizuara. 
Shërbimi në komunitet mbetet njëra ndër komponentet kryesore të UIBM-së, dhe këtë e ka dëshmuar me një seri aktivitetesh, e ndër to edhe ky projekt.
I tërë projekti do të implementohet nga ana e grupit punues të projektit, që të gjithe anëtarë të stafit akademik dhe studentë te UIBM-së“.