
UIBM ngritet për 2431 vende në webometrics
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ka dalë në vendin e dytë në raport me universitetet publike në vend në rangimin e publikuar nga webometrics më 27 janar 2025. Në këtë rangim, UIBM ka dalur në vendin e 10679, që shënon një ngritje për 2431 vendesh në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva e ka mirëpritur këtë lajm që tregon punën e mirë që po bëhet në UIBM. Ajo ka vlerësuar përkushtimin e të gjitha hallkave të institucionit që kanë ndikuar në përmirësimin e rangimit në webometrics.
Pjesë e këtij rangimi, si platformë e Spanish Council for Scientific Research me seli në Madrid, janë mbi 32.000 institucione të arsimit të lartë nga 200 vende të ndryshme të botës.