Foto

UIBM pjesë e një projekti të ERASMUS+ për sigurinë e ushqimit

Agjencia Ekzekutive e Arsimit dhe Kulturës e Komisionit Evropian ka nënshkruar një marrëveshje për grant me ERASMUS+ që ka të bëj me projektin “Kurrikula e Dyfishtë – Studimi dhe Praktika e Punës në Bujqësi dhe Siguria e Ushqimit”. Pjesë e këtij projekti është edhe Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM).

Ky projekt është menduar që të filloj me 15 janar 2021, mirëpo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me Covid-19, do të vendoset bashkërisht nga partnerët e projektit.

Për UIBM-në ky projekt vlerësohet i një rëndësie te veçantë, duke pasur parasysh mundësitë që ofron për studentët dhe stafin akademik. Rektori, prof.dr. Alush Musaj, theksoi se projektet e këtilla  ndihmojnë studentët dhe stafin akademik në ngritjen e performancës së tyre.