Panairi

UIBM pjesë e “Panairit Panairit të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022”

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është përfaqësuar në “Panairin e Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë 2022”, që është mbajtur të mërkurën në sallën 1 Tetori në Prishtinë. Qendra për Zhvillim në Karrierë mbështetur edhe nga studentët kanë prezantuar mundësitë që ofron UIBM për të rinjtë që duan të zgjedhin një program studimi atraktiv për tregun e punës.

 

Zyrtari i Lartë i  QZHK-së, Alban Fazliu, falënderoi organizatorët, në radhë të parë GIZ-in për ftesën dhe mundësitë që po ju ofron universiteteve për promovimin e tyre.  Ndërsa, kryetarja e Këshillit Studentor të FTU-së, Fjolla Haziri, panairin e vlerësoi si rast shumë të mirë për studentët që të komunikojnë me biznese dhe organizata të ndryshme për  mundësinë e punësimit dhe punës praktike.

Në këtë edicion, ashtu sikur edhe më parë, morën pjesë institucione, organizata dhe kompani të ndryshme publike dhe private.