Prof. Ujkani

UIBM pjesë e punëtorisë “Transformimi Digjital, të Dhënat dhe Inteligjenca Artificiale në Ballkanin Perëndimor”  

Profesori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), ass. Berat Ujkani, po merr pjesë në punëtorinë “Transformimi Digjital, të Dhënat dhe Inteligjenca Artificiale në Ballkanin Perëndimor”, që po mbahet në Shkup. Në këtë punëtori që është organizuar nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian, po marrin pjesë më shumë se 50 pjesëmarrës nga sektori publik, akademia, industria dhe shoqëria civile nga 11 vende të ndryshme.

Në kuadër të punëtorisë që mbahet prej 9 – 11 dhjetor 2021, janë paraparë të zhvillohen 8 sesione, ku theks i veçantë do t’u kushtohet të dhënave digjitale, inteligjencës artificiale si dhe shërbimeve dhe aplikacioneve inovative që bazohen në të dhëna dhe IA. Punëtoria ka për qëllim të përditësojë pjesëmarrësit mbi politikën e BE-së për transformimin digjital, të dhënat dhe inteligjencën artificiale dhe të nxis diskutimin rreth faktorëve kryesorë që mund të ndihmojnë ose pengojnë transformimin digjital në vendet e Ballkanit Perëndimor.