Cover

UIBM renditet i dyti në mesin e universiteteve publike në Kosovë, sipas Webometrix

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) vazhdon të mbaj vendin e dytë në mesin e universiteteve publike në Kosovë në ranglistën e webometrix. Në përditësimin e fundit të publikuar nga Webometrics (Spanish National Research Council), në mesin e 29 mijë universiteteve nga i gjithë globi, UIBM është renditur në vendin e 12 573.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të para një viti UIBM është ngritur për 589 vende, ndërsa nga përditësimi i fundit në korrik 2022 është ngritur për 336 vende. Kjo është mirëpritur nga drejtuesit e UIBM, të cilët thonë se tashmë institucioni është i konsoliduar dhe i fokusuar tërësisht në ngritjen e cilësisë.

Rektori, prof.dr. Alush Musaj, theksoi se në të gjitha matjet që kanë të bëjnë me universitetet publike në vend, UIBM po qëndron jashtëzakonisht mirë. “Kjo është meritë e punës së jashtëzakonshme që po bëhet në  të gjitha strukturat e këtij institucioni akademik”, tha ai.