2

UMIB mbështet Unionin e Studentëve të Kosovës

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), do të mbështes projektet e studentëve në të mirë të rritjes së cilësisë në arsim. Në këtë kuadër UMIB është i hapur për bashkëpunim edhe me Unionin e Studentëve të Kosovës.

Për këtë dhe çështje të tjera që lidhen me bashkëpunim ndërmjet universiteteve dhe studentëve, u bisedua të enjten në një takim me drejtuesit e Unionit të Studentëve të Kosovës (USK), të cilët vizituan Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. Ata u priten nga këshilltari i rektorit, Alban Fazliu, i cili i përgëzoi studentët për angazhimin e tyre sa i përket përmbushjes së kërkesave dhe nevojave të studentëve.

Në anën tjetër, Krenare Çerkini, kryetare e USK-së, falënderoi për pritjen dhe për mbështetjen sa i përket bashkëpunimit me UMIB-in. Ajo theksoi se ka tri vite që funksionojnë si organizatë, e cila përfaqëson studentët e Kosovës. “Objektivi yni është që të lehtësojmë përfaqësimin e studentëve tanë në arenën ndërkombëtare”.

Sipas saj, tash për tash janë të fokusuar që të anëtarësohen në Unionin e Studentëve të Evropës, me çka do të krijoheshin lehtësira të mëdha për studentët kosovarë.