FTU Slider 3

UMIB pjesë e projektit për mobilitetit me Universitetin “Van Hall Larenstein” në Holandë

Universiteti “Van Hall Larenstein” në Holandë ka fituar një projekt për mobilitet nga Erasmus+, ku për partner ka Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), përkatësisht Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore (FTU) dhe UBT-në. Ky projekt që vlerësohet shumë i rëndësishëm për studentët dhe stafin e FTU-së, fillon më 1 shtator 2020 dhe zgjat deri më 31 korrik 2023.

Dekani i FTU-së, Milaim Sadiku, tha se me Universitetin “Van Hall Larenstein” kanë tashmë një traditë shumë të suksesshme bashkëpunimi që për fat të mirë do të vazhdoj. “Jemi shumë të lumtur që do të vazhdojmë bashkëpunimin me një universitet që na ka ofruar mundësi të mëdha për studentët dhe stafin tonë”, tha ai.

Në kuadër të projektit, parashihet që në periudhën 3-vjeçare në Universitetin “Van Hall Larenstetin”, të studiojnë gjithsej 32 studentë nga Kosova me kohëzgjatje prej 5 muajsh, ndërsa në Kosovë për të studiuar do të vijnë 4 studentë nga Holanda, ku do të qëndrojnë nga 5 muaj. Gjithashtu në kuadër të projektit parashihet edhe mobiliteti i stafit akademik.

Fushat e bashkëpunimit planifikohet të jenë: Teknologjia mjedisore, Teknologjia e ujit,  Teknologjia ushqimore dhe qumështore,  Zhvillimi socio-ekonomik etj.