IMG 8f979af5c3051bfcc9fe13bcae31c177 V

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” organizon konferencën me titull “Punëtoria e dytë ndërkombëtare” (2nd international workshop), në kuadër të projektit “DualAFS”

Projekti “DualAFS” synon zhvillimin e njohurive të studentëve dhe punësimin e të diplomuarve , po ashtu përmirësimin e konkurrencës në shkencat e bujqësisë dhe blegtorisë, përpunimit të ushqimit dhe përmirësimin e konkurrencës së bizneseve dhe përfituesve të tjerë në bujqësi e blegtori dhe cilësinë e sigurinë e produkteve ushqimore me prejardhje shtazore.

Partnerët tanë në këtë projekt janë: Universiteti “Nuertingen-Geiingen” nga Gjermania, i cili është partner udhëheqës, Universiteti “Savonia” nga Finlanda, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës, nga Shqipëria, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në kuadër të kësaj punëtorie do të mbahet edhe një konferencë ndërkombëtare, ku do të jenë të ftuar partnerë të universiteteve  nga sektori i biznesit, nga institucionet publike dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, po ashtu nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në konferencë do të prezantohen rezultatet e sondazhit të zhvilluar në Kosovë me biznese ushqimore, fermerë, studentë, stafin akademik dhe institucionet publike.

Prezantime do të ketë nga bizneset partnere të universiteteve në Evropë, të cilat do të japin shembuj mbi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit mes bizneseve dhe universiteteve. Gjatë konferencës do të diskutohet rëndësia e bizneseve si partnere të universiteteve për mësimin praktik dhe për aftësimin e studentëve. Në konferencë do të diskutohet, gjithashtu, për qendrat e të mësuarit gjatë gjithë jetës, që do të themelohen në kuadër të universiteteve. Kjo ngjarje do të mbahet më 01 – 03.03.2022.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X