LogoHerasProject

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë në bashkëpunmin me Leoben University në Austri fiton një projekt nga HERAS+

Projekti “Ndërtimi i kapaciteteve kërkimore për hulumtim empirik në fushën e arsimit për të siguruar kohezionin social dhe barazi në sistemin e edukimit në Kosovë”.

Ky projekt synon të mbështesë ndërtimin e kapaciteteve, bashkëpunimin dhe rrjetëzimin për të përmirësuar hulumtimi empirik në fushën e arsimit në Kosovë.  Gjatë këtij projektit profesorët dhe asistentët do të kenë mundësi të ndjekin trajnimë për të përmirësuar kompetencat e tyre kërkimore të nevojshme për botim në një audiencë ndërkombëtare. Ky projekt është projekti i parë në Kosovë që do të përqëndrohet në analizën e të dhënave nga prgramet vlerësuese si PISA dhe TIMSS për të mbështetur ndërtimin e politikave arsimore të bazuara në evidencë. Hulumtimet dhe analizat që do të bëhen gjatë këtij projekti do të botohen në një libër, të redaktuar nga koordinatorët e programit, Universiteti “Isa Boletini” dhe Graz University. Libri do të lansohet në një konferencë, e cila do të organizohet bashkërisht nga të gjithë partnerët.