IMG 6166925f854586cb266667fb2b1774ff V

Universiteti “Isa Boletini”, për të pestin vit me radhë pa asnjë vërejtje nga auditimi

Për të pestin vit me radhë nuk është gjetur asnjë vërejtje nga Zyra Kombëtare e Auditimit sa i përket menaxhimit financiar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Kjo konkluzë ka dalur nga raporti i publikuar nga  Zyra Kombëtare e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore (2021) për Ministrinë e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), gjegjësisht për nënprogramet që funksionojnë në kuadër të kësaj ministrie, pjesë e të cilës është edhe UMIB-i.

Rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj, tha se tashmë është krijuar një traditë e menaxhimit të mirë në këtë institucion. “Me këtë rast dua ta përgëzoj Drejtorinë për Buxhet dhe Financa dhe  të gjithë punëtorët e administratës për punën e tyre profesionale”.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Besim Kurti, tha se edhe këtë herë si katër vite resht auditori nuk ka të gjetura dhe rekomandime për UMIB-in. Sipas tij, procesi i auditimit në UIBM është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit (SNISA). “Sipas këtyre standardeve është prezantuar dhe kontrolluar dokumentacioni i kërkuar duke dhënë mundësinë e konsultimeve të përgjegjësve që mbulojnë fushat që ishin objekt i kontrollit. Dosjet e kërkuara ishin të mjaftueshme që auditori i përgjithshëm të jep opinion profesional lidhur me menaxhimin financiar”, tha ai.

Kurti sqaroi se objekt i kontrollit ishin: planifikimi, menaxhimi, shpenzimet, burimi  i të hyrave dhe kontrolli financiar i aktiviteteve të realizuar në të gjitha kategoritë ekonomike.

Multidisciplinary International Conference on Geosciences- "GEOSCIENCES AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT"
13-14 October 2022, Mitrovicë, Kosova

X