Universiteti “James Madison” ndan bursa për studentët kosovarë

Universiteti “James Madison” në Shtetet e Bashkuara në kuadër të bashkëpunimit me universitetet publike në Kosovë, ofron bursa për studentët kossovarë për nivelin master dhe doktoraturë. Aplikantët duhet të përcaktohen për një fushë studimi për përfitimin e bursës në kuadër të këtij projekti, ku të përzgjedhurit do ta marrin pagesa studentore me kohë të plotë dhe një pagë për të mbuluar shpenzimet e jetesës. Kjo bursë është e rinovueshme çdo vit.

Ata që përfitojnë këto bursa duhet të planifikojnë që të kthehen në Kosovë pas përfundimit të programit të tyre. Për t’u informuar më tepër për këto bursa mund të klikoni në: http://jmu.edu/grad/kosovo ose në facebook https://www.facebook.com/JMUGraduateSchool/offers.