Urimi i rektorit Musaj për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

Të nderuar studentë, profesorë dhe punëtorë të administratës së Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”

Të nderuar shqiptarë kudo që jeni

Më lejoni që t’ju uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

Gjithashtu  me këtë rast përkujtojmë dhe shënojmë edhe paraqitjen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, ngjarje këto që lidhen me këtë datë historike për kombin tonë.

Festat e Nëntorit zakonisht për shqiptarët kanë qenë dhe mbeten momente frymëzimi. Këtë forcë na duhet ta shfrytëzojmë këtë vit për të përballuar bashkërisht dhimbjen dhe gjendjen e krijuar pas tërmetit në Shqipëri. Edhe një herë dua të ngushëlloj familjet e viktimave dhe të bashkëndjej me të gjithë ata që kanë pësuar nga kjo ngjarje e rëndë.

Urojmë që festat tjera të nëntorit të na gjejnë në paqe dhe mirëqenie në vendet tona dhe në harmoni me njëri-tjetrin.

Ju faleminderit!

 

Rektori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”

Prof.dr.Alush Musaj