Rektori

Urimi i rektorit Musaj, për 7-vjetorin e themelimit të UMIB-it

Të nderuar studentë

Të nderuar mësimdhënës

Të nderuar punëtorë të administratës

 Më lejoni t’ju uroj 7-vjetorin e themelimit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB). Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar secilin prej jush për kontributin tuaj sa i përket konsolidimit të universitetit tonë.

 Së bashku kemi kaluar shumë sfida dhe së bashku kemi arritur shumë suksese. Së bashku do të vazhdojmë të ecim tutje në mënyrë që universiteti ynë të shndërrohet në një rrëfim të suksesshëm.

 Tradita 60-vjeçare e arsimit të lartë në Mitrovicë na ka ndihmuar shumë në këtë drejtim, prandaj jemi shumë mirënjohës për të gjitha ato gjenerata profesorësh që bënë më të mirën për studentët e tyre. Rruga e dijes nuk ka qenë fare e lehtë, meqë profesorët dhe studentët në Mitrovicë u dëbuan nga fakultetet e tyre, u përndoqën, madje edhe u vranë.

  Nuk ka asnjë rrugë tjetër, përveçse të jemi të suksesshëm. Kampusi i ri universitar ka krijuar kushte shumë të mira për punë, ndërsa ne jemi shumë të motivuar për të vazhduar përpara. Urime e suksese të gjithëve!

 06 mars 2020

Mitrovicë

Rektori

Prof. dr. Alush Musaj