Rektori Musaj

Urimi i rektorit Musaj për fillimin e vitit të ri akademik 2020/2021

Të nderuar, 

             Urime fillimi i vitit të ri akademik 2020-2021!

1 Tetori është simbol i fillimeve dhe ideve, perspektivave dhe mundësive të reja. Jam i sigurt që do të kemi një vit interesant akademik, plot ngjarje të ndryshme akademike dhe profesionale, plot arritje dhe suksese!

Studentë të nderuar,

Ju do të keni përpara një vit  interesant dhe një jetë të pasur studentore! Ngjarje të ndryshme shkencore, krijuese dhe sportive, pjesëmarrje në konferenca dhe olimpiada, lëvizje akademike, aktivitete vullnetare dhe shumë më tepër po ju presin. Besoni në veten tuaj, punoni shumë,  dhe vazhdoni me traditat e universitetit tonë! Përdorni çdo mundësi që ju jepet për t’u bërë kompetentë dhe profesionistë të vërtetë në fushën që keni zgjedhur. Universiteti ynë është krenar për ju dhe suksesin tuaj!

Kolegë të nderuar,

Sinqerisht i’u uroj fillim të mbarë të gjithë stafit akademik të  universitetit tonë! Puna juaj e përditshme dhe profesionalizmi i lartë janë çelësi i suksesit dhe cilësisë në UMIB. Të gjithë kemi një përgjegjësi të madhe për edukimin dhe arsimimin e një brezi të ri profesionistësh të ardhshëm, njerëz të pasur shpirtërisht dhe qytetarë të denjë. Ju uroj suksese në mësimdhënie dhe kërkime, në përmirësimin e aftësive tuaja profesionale, ide të reja krijuese dhe zbatimin e tyre të vazhdueshëm!

I nderuar staf administrativ,

Mbështetja juaj  konsiderohet  e një rëndësie të madhe për suksesin e Universitetit tonë.  Angazhimi dhe përgjegjësia  juaj në mbështetjen e  realizimit të proceseve akademike, bën të mundur që Universiteti ynë të ecë sigurtë në rrugën e sukseseve.

Edhe këtë vit do ta bëjmë të jetë i suksesshëm!

Me respekt,

Prof. Dr. Alush Musaj