Logoja E 13 Vjetorit

Urimi i rektorit, prof.dr.Alush Musaj për 17 Shkurt – Ditën e Pavarësisë

Të nderuar studentë, mësimdhënës, punëtorë të administratës së Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe ju qytetarë të Republikës së Kosovës, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të UIBM-së, t’ju uroj 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë.  Me këtë rast shprehim respektin tonë më të thellë për të gjithë ata që kanë sakrifikuar nëpër gjenerata për sendërtimin e ëndrrës shekullore të popullit tonë për shtet të pavarur dhe sovran.

Kjo datë sublimon një shekull përpjekje dhe na përkujton rrugëtimin e vështirë drejtë lirisë dhe krijimit të shtetit tonë. Në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës përkulemi me respekt para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jemi përjetësisht mirënjohës për secilin që është bërë pjesë e ndërtimit të kalasë sonë të përbashkët.

Ta zhvillojmë dhe ta ruajmë për amanetin e të rënëve dhe të ardhmen e fëmijëve tanë! Urime!

Rektori

Prof.dr.Alush Musaj