Rektori Musaj

Urimi i rektorit, prof.dr. Alush Musaj, për Fitër Bajram

Të nderuar studentë, mësimdhënës dhe punëtorë të administratës në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, si dhe të gjithë ju qytetarë të besimit islam, më lejoni t’ju uroj Fitër Bajramin.  Pas muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të devotshmërisë dhe solidaritetit, bëhemi bashkë në familjet tona për të festuar dhe çmuar njëri – tjetrin.

Bëhemi bashkë për t’i harruar për një moment hallet e përditshme dhe për t’u ndje të plotë pranë njerëzve tanë. Festojmë në vendin tonë të lirë, në shtetin tonë, me familjet dhe miqtë tanë dhe jemi mirënjohës Zotit dhe njerëzve që sakrifikuan për ne! Urime!

Me respekt

Rektori

Prof.dr.Alush Musaj