Rektori

Urimi i rektorit, prof. dr. Alush Musaj, për Fitër Bajram

Të nderuar studentë, profesorë, punëtorë të administratës së Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, dhe gjithë ju qytetarë të besimit islam, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të universitetit t’jua uroj Fitër Bajramin. Fakti se sivjet për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, festohet në rrethana specifike, jo që e humb rëndësinë, por përkundrazi reflekton madhështinë që bartë Fitër Bajrami, si festë që ofron njerëzit ndërmjet veti..

Mesazhi i respektit dhe solidaritetit që del nga kjo festë, i bashkon njerëzit, i bën më të afërt dhe më njerëzor. Duke shprehur dëshirën që me këtë mesazh të jetohet përditë, ju uroj shëndet, mirëqenie dhe gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja!

Me respekt

Prof. dr. Alush Musaj

Rektor