Rektori

Urimi i rektorit, prof.dr.Alush Musaj, për Kurban Bajram

Të nderuar studentë, mësimdhënës, punëtorë të administratës të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” dhe ju besimtarë mysliman, më lejoni t’ju uroj Kurban Bajramin.

Le të na shërbej kjo festë për të rritur ndjenjën humane dhe respektin reciprok me njëri-tjetrin. Të jetojmë përditë sipas porosisë së kësaj feste, duke bërë që shoqëria jonë të shquhet me vlerat që i ka pasur e me të cilat është identifikuar. Në fund më lejoni t’ju uroj shëndet, paqe e lumturi në jetë dhe në familjet tuaja!

Me respekt

Rektori

Prof.dr.Alush Musaj