Graduation2021

Vazhdon aplikimi për pranimin e studentëve në UIBM, sipas konkursit plotësues për bachelor dhe konkursit për master

Të nderuar maturantë dhe studentë,
Vazhdon aplikimi në kuadër të konkursit plotësues për pranimin e studentëve në studimet bachelor dhe konkursit për pranimin e studentëve në studimet master.
Pranimi i dokumenteve, nga zyrat për shërbime studentore të njësive akademike, bëhet, në zbatim të masave Anti Covid19, sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 01/35 të datës 12.9.2021 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.