Objekti 1

Vazhdon bashkëpunimi me Universitetin “Van Hall Larestein” nga Holanda

Në kuadër të programit ERASMUS+, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), vazhdon bashkëpunimin me Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Van Hall Larenstein” të Holandës edhe në vitin akademik 2019/2020. Ky është viti i tretë i bashkëpunimit, ku përfshihet shkëmbimi i stafit dhe studentëve.

Të gjitha shkëmbimet janë planifikuar për semestrin e dytë dhe ato duhet të përfundohen para 1 korrikut 2020. Në këtë kuadër përfshihen edhe këto aktivitete: Katër studentë nga FTU-ja do të shkojnë për të studiuar në Holandë për 5 muaj duke filluar nga muaji shkurt,  dy studentë  do të shkojnë për të studiuar teknologjinë e ujit- shkencat mjedisore dhe dy të tjerë për të studiuar teknologjinë e qumështit.

Dy mësimdhënës të FTU-s do të qëndrojnë në Holandë 5 ditë. Njëri mësimdhënës për teknologjinë e qumështit dhe tjetri për teknologjinë e ujit. Këta do ta mbajnë edhe nga një ligjëratë në fushat përkatëse.

Ndërsa, nga Holanda në FTU do të qëndrojnë dy herë nga 2 studentë në një periudhë 3-mujore. Ndërsa 2 studentë të Shkencave të Mjedisit do të vijnë për të punuar në çështjet e teknologjisë së ujit dhe në industrinë e qumështit. Një profesor do mbajë ligjërta  për teknologjinë e qumështit, ndërsa një tjetër  për teknologjinë e ujit.