4

Vizitë prezentimi të UIBM-FGJ në shkollat e mesme të Vushtrrisë

Sot më 19.05.2021 stafi i UIBM Fakulteti i Gjeoshkencave Prof. Kemajl Zeqiri, Ass. Ujmir Uka si dhe dy studente të nivelit Master vizituan maturantët e shkollave të mesme SHMT “Lutfi Musiqi”, SHMP “Bahri Haxha” si dhe Gjimnazi “Eqrem Çabej në Vushtrri.

Në kuandër të vizitës promovuese nxënësit u informuan rreth mundësive të studimit në departamentet e Fakultetit të Gjeoshkencave, mundësive të bashkëpunimit me Universitet e huaja që UIBM ofron si dhe mundësitë e zhvillimit profesional për tregun e punës.

3