Virits

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UMIB-it dhe Institutit të Metaleve dhe Teknologjisë në Slloveni

Dekani i Fakultetit të Gjeoshkencave, Naser Peci i shoqëruar nga Muharrem Zabeli, shef i departamentit Materiale dhe Metalurgji, ka realizuar një vizitë në Universitetin e Lubjanës, më qëllim të bashkëpunimit me Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Inxhinierisë si dhe Institutit të Metaleve dhe Teknologjisë (IMT).

Gjatë takimit u shqyrtuan e mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të gjeoshkencave. Çështje që u disktuan ishte mundësia e bashkëpunimit dhe avansimi i bashkëpunimit në mes të dy fakulteteve , rrugët e mbështetjes së bashkëpunimit dhe pritshmëritë e bashkëpunimit.

Si rezulat i takimeve u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Universitetit Mitrovicës “Isa Boletini” dhe Institutit të Metaleve dhe Teknologjisë (IMT). Gjithashtu u përpilua draft Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të Universitetit Mitrovicës “Isa Boletini” – Fakulteti i Gjeoshkencave dhe Universitetit Lubjanës – Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Inxhinierisë, që pritet të nënshkruhet së shpejti.

Please follow and like us:
error
error

Follow us :)