
Zhvillohet sesioni: Menaxhimi efektiv i klasës dhe disiplina në kopsht
Më 31 janar 2025, në kuadër të aktiviteteve të projektit TAKE dhe në bashkëpunim me drejtoreshën e IP “Foleja 2” në Vushtrri, znj. Naile Kovaci Bekteshi, u mbajt sesioni me temën: “Menaxhimi efektiv i klasës dhe disiplina në kopsht”. Sesioni u fasilitua nga mësimdhënësja MSc. Ass. Almedina Azemi Ahmeti.
Ky trajnim kishte për qëllim të ofrojë strategji praktike dhe qasje bashkëkohore mbi menaxhimin e klasës dhe disiplinës, duke theksuar rëndësinë e një mjedisi pozitiv dhe të strukturuar në institucionet parashkollore.
Drejtoresha dhe edukatoret pjesëmarrëse e vlerësuan aktivitetin si shumë të dobishëm, duke theksuar rëndësinë e strategjive të prezantuara dhe mundësinë e aplikimit të tyre në praktikën e përditshme edukative.