Rector Musaj Visits The South East European University

Rektori Musaj vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) do të intensifikoj bashkëpunimin me Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë (UEJL). Për këtë u dakorduan gjatë një takimi të përbashkët në Tetovë, rektori i UMIB-it, Alush Musaj me homologun e tij, Abdylmenaf Bexheti.

Në takim ku ishte i pranishëm edhe kryesuesi i Këshillit Drejtues të UMIB-it, Ali Topalli dhe zëvendëskryesuesi, Musa Dibrani, u bisedua për fushat e përbashkëta ku mund të shtrihet bashkëpunimi ndëruniversitar. Në këtë kontekst, u potencua ngritja e kapaciteteve humane dhe projektet e përbashkëta.

Rektori Musaj dhe homologu i tij shprehën gatishmërinë për të vazhduar komunikimin në mënyrë që bashkëpunimi të shtrihet edhe në nivel të vetë profesorëve dhe studentëve të të dy universiteteve.