MISIONI DHE VIZIONI I UNIVERSITETIT

Misioni i UMIB-it është që të ofrojë mësimdhënie cilësore për përgatitjen e kuadrove në fusha unike për Kosovën, rajonin e më gjerë, i dedikuar të zhvillojë kërkime shkencore, projekte profesionale, këshillime profesionale duke qenë në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes të mirëqenies dhe avancimit shoqëror.

Vizioni i UMIB-it është të jetë Institucion i Arsimit të Lartë lider në rajon, në edukim dhe hulumtim shkencor, për përgatitjen e kuadrove konkurrentë në fusha unike për Kosovën dhe rajonin, për të përmbushur kërkesat e së tashmes dhe projektuar nevojat e së ardhmes, për nevojat shkencore – akademike, të ekonomisë së tregut, institucioneve e diplomacisë, i fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien sociale.

Vlerat mbi të cilat mbështetet veprimtaria e UMIB-it, janë:

  • Përgjegjësi dhe Respektim i ndërsjellë;
  • Drejtësi dhe Ndershmëri;
  • Integritet dhe Llogaridhënie;
  • Diversitet dhe mirëqenie;
  • Kreativitet dhe Liri Intelektuale;
  • Kujdesi ndaj mjedisit dhe shoqërisë.
(5-6 April) University-Industry Collaboration ConferenceUICC
+ +