Zyra për Sigurim të Cilësisë

Një zyrë e pavarur e cila raporton drejtpërdrejt te rektori i UMIB-it. Kjo zyrë angazhohet në rritjen e cilësisë në UMIB duke zbatuar të gjitha politikat institucionale. Zyra ka në staf oficerë të cilësisë, të rekrutuar përmes një konkursi publik. Zyrtarët e cilësisë nuk janë pjesë e stafit akademik të UMIB-it. Zyra kryen matje të cilësisë duke përdorur të gjitha instrumentet e përfshira në pakon e instrumenteve matëse të cilësisë. Zyra harton raporte që përmbajnë gjetje dhe rekomandime për secilën pyetësor të administruar dhe i dërgon te rektori i UMIB-it. Zyra gjithashtu i dërgon gjetjet dekanit të njësisë akademike me qëllim të planifikimit të zhvillimit të stafit akademik dhe përmirësimit të vazhdueshëm.