Përbërja:
- Merita Shala, (Prorektore) – Kryetare e Komisionit;
- Zahir Çerkini, (Profesor) – Koordinator Qendror për Zhvillim Akademik;
- Muzafer Shala, (Profesor) – Anëtar;
- Mehush Aliu, (Profesor) – Anëtar;
- Izet Ibrahimi, (Profesor) – Anëtar;
- Filloreta Demiri, (Asistente) – Anëtare;
- Albulena Grajçevci, (Asistente) – Anëtare;
- Mimoza Aliu, (Asistente) – Anëtare;
- Fjolla Haziri, (Studente)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
KQSCV-ja ka për detyrë që:
a) të hartojë udhëzuesin e aktiviteteve të vlerësimit të sigurimit të cilësisë;
b) të hartojë instrumentet për vlerësim kualitativ dhe kuantitativ;
c) të hartojë dhe shqyrtojë raportet e vlerësimit/vetëvlerësimit;
d) të shqyrtojë raportet e vetëvlerësimit për akreditim institucional dhe të programeve;
e) të shqyrtojë raportet e vetëvlerësimit për riakreditim institucional dhe të programeve në lidhje me nivelin e adresimit të çështjeve të ngritura nga AKA;
f) të miratojë anëtarët e grupeve punuese për realizimin e vlerësimeve sipas nevojës;
g) të udhëheqë procesin e publikimit të raporteve vlerësuese.