Seminari ndërkombetar nga Dr. Adnan IMERI

Koha dhe data: 31 Tetor, 2022

Ora: 16:00

Vendi: Google Meet Video call link: https://meet.google.com/hke-gviz-mec

Titulli: Blockchain si një teknologji mundësuese e identiteteve vetë-sovrane dhe kredencialeve të verifikueshme

Fjalë kyçe: blockchain, identitet dixhital, kredenciale të verifikueshme, identitet vetë-sovran

Blockchain mundëson transformimin teknologjik duke përmirësuar aspektet e dixhitalizimit. Si teknologji e re, blockchian gjen zbatim në shumë fusha të studimit, duke përfshirë identitetet dixhitale dhe kredencialet e verifikueshme.

Identitetet dixhitale janë themelore dhe të dobishme për njerëzit, aplikacionet dhe shoqërinë. Ata zënë vend si risitë themelore të viteve të fundit dhe aktualisht janë në një nga temat më të rëndësishme kërkimore-shkencore. Identitetet dixhitale dhe kredencialet e verifikueshme po marrin rolin e tyre në identifikimin e personave, dokumenteve digitale-diplomave dhe regjistrimeve të tjera duke zëvendësuar dokumentet e bazuara në letër. Për shembull, studentët mund të vërtetojnë diplomat e tyre duke ndarë dhe vërtetuar kredencialet dixhitale, dhe aplikacionet mund të vërtetojnë ndarjen e informacionit bazuar në qasjen e identitetit të vetë-sovran (SSI). Qasja SSI lehtëson individët që të zotërojnë dhe kontrollojnë identitetin e tyre dixhital, duke i lejuar ata të vendosin për ndarjen e kredencialeve të tyre dhe të shmangin ndërhyrjen e palëve të treta. Themeli i tij bazohet në “shpërndarje” e identitetit dixhital, d.m.th., duke përdorur kuletat dixhitale për t’u mundësuar individëve të gjenerojnë, menaxhojnë dhe ndajnë kredencialet e verifikueshme.

Në këtë prezantim, ne paraqesim një studim gjithëpërfshirës të identiteteve dixhitale dhe eksplorojmë gjendjen aktuale të identiteteve dixhitale (kredencialet e verifikueshme) në nivel të BE-së.