UMIB Students Visited The University Of Tetova

Studentët e UMIB-it vizituan Universitetin e Tetovës

Një grup studentësh nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), të prirë nga drejtuesit e Parlamentit Studentor kanë vizituar Universitetin e Tetovës (UT) në Maqedoninë e Veriut.  Ata kanë zhvilluar një takim me kolegët e tyre të UT-së, me të cilët kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit.

Kryetari i Parlamentit Studentor të UMIB-it, Ensar Suma, falënderoi kolegët e tyre për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim. “Vizita dhe biseda me kolegët në UT ishte një përvojë jashtëzakonisht  e mirë për ne. Diskutuam për sfidat që kemi si studentë dhe angazhimin tonë për rritjen e rolit vendimmarrës në universitete”, tha ai.

Studentët e të dy universiteteve gjithashtu biseduan për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë në rritjen e cilësisë së punës në universitete si dhe dinamizimin e jetës studentore.