Law Students Visited The Kosovo Documentation Center

Studentët e Juridikut vizituan Qendrën e Dokumentimit të Kosovës

Një grup studentësh nga Fakulteti Juridik, të prirë nga drejtuesit e Këshilli Studentor, kanë organizuar një vizitë studimore në Qendrën e Dokumentimit të Kosovës. Studentët patën mundësi të shohin nga afër ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, ku ishin të ekspozuara gjëra të ndryshme që dëshmojnë për krimet serbe në Kosovë.

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, prezantoi para studentëve degën e re të së drejtës “Drejtësinë Tranzicionale”, ku studentët morën informata bazë sa i përket kësaj dege dhe mekanizmave të saj, si dhe luftës së fundit në Kosovë dhe gjendjen e viktimave të luftës.

Kryetari i Këshillit Studentor të Fakultetit Juridik, Arlind Sadiku, tha se këto aktivitete do të vazhdojnë, meqë janë shumë të rëndësishme për studentët.