Informing Session About ECTS

Takim informues për rëndësinë e ECTS-së

Zyra për Cilësi e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), ka organizuar të mërkurën një takim me punëtorë të administratës dhe studentë lidhur me rëndësinë e ECTS-ve. Koordinatori i kësaj, Zahir  Çerkini, tha se takimi ka qëllim informimi lidhur me ECTS, duke pasur parasysh se kjo ka një rol të rëndësishëm edhe sa i përket akreditimit.

Ai tha se ECTS është një sistem i kredive i përdorur në fushën e arsimit të lartë evropian dhe i miratuar me Deklaratën Bolonjës. “Sistemi evropian për transfere të kredive – ECTS është projektuar dhe zhvilluar nga Komision Evropian, me qëllim të krijimit të një procedure të përbashkët për të garantuar njohje akademike të studimeve brenda universiteteve të vendit dhe jashtë vendit”.

Gjithashtu ai ka folur edhe për lëndët mësimore për të cilat llogariten ECTS-kreditë, mandej për kreditë dhe rëndësinë e lëndës mësimore, , modelin e llogaritjes së ECTS, rekomandimet e ECTS për suksese në provim etj. Të pranishmit kanë shtruar pyetje të ndryshme lidhur me këtë sistem në UMIB.