NJOFTIM PËR REGJISTRIM TË SEMESTRIT DIMËROR 2020/21

1. Njoftohen studentët e të gjitha niveleve të studimeve (Ba, Ma ) se afati për regjistrim të semestrit dimëror për vitin akademik 2020/21 do të jetë i hapur nga data 01.10.2020 deri më datë 30.10.2020.

2.Përjashtimisht nga pika 1 e këtij njoftimi, studentët të cilët regjistrohen për herë të parë në UMIB në vitin akademik 2020/21, kanë të drejtë të regjistrojnë semestrin dimëror deri më datë 14.10.2020 (sipas kushteve të konkursit për pranimin e studentëve të ri).

3.Universiteti njofton të gjithë studentët se nuk do të ketë afat tjetër shtesë për regjistrim të semestrit dimëror, prandaj kërkesat grupore apo individuale pavarësisht arsyeve të mundshme, nuk do të merren në konsideratë për rihapje të SMUS-ë.
4. Data janë të publikuara edhe në kalendarin akademik 2020/21

Suksese të gjithë studentëve!