Librat1

Profesori nga Tirana, prof.dr. Angjelin Shtjefni, dhuron libra për UIBM

Profesori i Universitetit Politeknik në Tiranë, prof.dr. Angjelin Shtjefni, ka dhuruar katër libra nga fusha e fizikës për Fakultetin e Teknologjisë Mekanike dhe Kompujterike  (FIMK) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Këto libra janë dërguar në emër të dekanit të FIMK-ut, prof.dr. Hakif Zeqiri, i cili e ka falënderuar profesorin, Shtjefni për donacionin.

Dekani Zeqiri, tha se librat do të jenë në dispozicion të studentëve dhe mësimdhënësve të FIMK-ut dhe gjithë Universitetit. “Ne kemi nevojë për pasurimin e fondit librar në institucionin tonë akademik dhe presim mbështetje nga profesorët, njerëzit e dijes dhe shkencës në këtë drejtim”, tha ai.

Dhurimi i librave për Bibliotekën Universitare tashmë ka nisur të shndërrohet në një praktikë të mirë. Ditë më parë, në kuadër të shënimit të 8-vjetorit të themelimit të UIBM ka nisur edhe aksioni për dhurimin e librave për këtë bibliotekë.

Poashtu në kuadër të të njëjtit përvjetor është promovuar Biblioteka Universitare me qasje të hapur për të gjithë komunitetin dhe jo vetëm për studentët. Si rrjedhojë fondin e Bibliotekës Universitare do të mund ta shfrytëzojnë të gjithë qytetarët pa përjashtim.

Librat