Fushata E FGJ

Vazhdon fushata informuese për të studiuar në FGJ

Në vazhdën e fushatës informuese për programet që ofron Fakulteti i Gjoeshkencave (FGJ) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) si dhe punës praktike dhe mandej punësimit në kompaninë “Ferronikel”, janë mbajtur takime me nxënësit e shkollave të mesme të Drenasit. Për programet e studimeve në FGJ folën prof.asoc.Zarife Bajraktari-Gashi, ass.Arbër Zeqiraj, ass.Ujmir Ujkani dhe studentja e nivelit master, Elona Qerimi, ndërsa kompaninë e “Ferronikelit”, msc.inxh.Behram Halilaj.

Ditë më parë aktivitete të tilla për informim e të rinjve për mundësitë që ofrohen për të studiuar në FGJ u mbajtën edhe me nxënësit e shkollave të mesme të Vushtrrisë, përderisa në ndërkohë gjatë këtyre ditëve Qendra për Zhvillim të Karrierës do të organizoj takime informuese në të gjitha shkollat e mesme të Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë.