QZHK – Shkolla Teknike

Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike njoftohen për programet e studimit të UIBM

Një grup studentësh të udhëhequr nga zyrtari i Qendrës për Zhvillim të Karrierës në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), Alban Fazliu, kanë zhvilluar të martën një takim me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, ku kanë prezantuar programet e studimit për vitin akademik 2021/22. Nxënësit janë informuar në detaje për kushtet e studimit, kampusin modern, kabinetet dhe laboratorët, bursat universitare etj.

Gjithashtu atyre ju është bërë e ditur se programet që ofrohen në UIBM janë shumë atraktive në tregun e punës. U përmenden edhe bashkëpunimet që ka UIBM me universitetet gjithandej nëpër Evropë, ku ofrohen mundësi për vazhdimin e studimeve.

U potencua se UIBM është një institucion i konsoliduar akademik, i cili megjithëse ka vetëm 8 vjet prej themelimit në çdo matje sa i përket performancës akademike renditet i dyti në nivel vendi për Universitetit të Prishtinës. Në këtë kontekst  u përmend ranglista e webometrix si dhe hulumtimi për punën kërkimore nga organizata ORCA.