2

U mbajt ceremonia e diplomimit të studentëve për vitin akademik 2020/21

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) u mbajt të premten ceremonia e diplomimit për vitin akademik 2020/21, ku morën pjesë 250 studentë të diplomuar. Përveç drejtuesve të UIBM, njësive akademike, përfaqësuesve të Parlamentit Studentor, stafit akademik dhe stafit të administratës ishin të pranishëm edhe shumë familjarë të studentëve të diplomuar.

Fillimisht të pranishmëve ju drejtua me një fjalë rasti rektori, prof.dr. Alush Musaj, i cili ju uroi sukses studentëve të diplomuar. “Jemi shumë të lumtur që po festojmë sot bashkërisht me ju studentë të dashur dhe me familjet tuaja, diplomimin tuaj”.

 Rektori theksoi se ky është një moment i veçantë për studentët dhe për vetë Universitetin. “Duke parë sukseset e studentëve tanë, ndjehemi shumë krenar edhe me vetë institucionin tonë, që ndërton gjeneratat e së ardhmes”, tha ai.

Të pranishmëve me një fjalë rasti ju drejtua edhe profesoresha, Nushe Lajçi, profesori, Zahir Çerkini, kryetarja e Parlamentit Studentor, Edona Haxhimehmeti si dhe dy nga studentët e diplomuar.  Pas pjesës së fjalimeve u shpërndanë certifikatat për studentët pjesëmarrës, ndërsa  në ambientet e jashtme në një atmosferë festive u zhvillua ceremonia e hedhjes së kapelave.

4