Trajnimi

Nis cikli i ligjëratave dyditore për integrime evropiane

Organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës, ka filluar të enjten në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, cikli i ligjëratave dyditore me temë “Integrimet Evropiane”. Ligjëratat mbahen nga prof. dr. Gazmend Qorraj, në Amfiteatrin e Madh të Universitetit “Isa Boletini”, duke filluar prej orës 10:00.

Zyrtari i Lartë i QZHK-së, Alban Fazliu, tha se pjesëmarrësit marrin certifikatë nga lëmi i “Integrimeve Evropiane” në kuadër të programit “Jean Monnet”. Sipas tij, përgjatë këtyre dy ditëve në mënyrë intensive trajtohen 10 tema nga fusha e integrimeve evropiane.