Fimk Berati

20 studentë të FIMK – ut vizituan Parkun Inovativ në Prizren

Një grup prej 20 studentësh të departamentit “Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri”, në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK), kanë vizituar Parkun Inovativ në Prizren “ITP Prizren”. Vizita në këtë Park Inovativ ishte organizuar në bashkëpunim me GIZ – i për studentët e shkencave kompjuterike në nivel vendi.

Në këtë kuadër të pranishëm ishin rreth 200 studentë të kësaj fushe nga universitetet dhe kolegjet e vendit. Ata kanë parë për së afërmi mundësitë që ofrohen në këtë Park Inovativ sa i përket profesionit të tyre.