JuridikBIRN

Pjesëmarrja e studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë në trajnimin e organizuar në Mitrovicë nga BIRN Kosova

BIRN Kosova ka organizuar trajnimin mbi temën “Bazat e gazetarisë të bazuar në fakte dhe edukimi medial” i cili është mbajtur në Restoranin Va Pioano në Mitrovicë me datë 14.11.2022. Në fillim të takimi mori fjalën edhe U.D. Dekani I Fakultetit Juridik i cili e falenderoi organizatorin e këtij trajnimi, Zt. Kreshnik Gashi si dhe i inkurajoi të gjithë për këtë pjesëmarrje i cili ka për qëllim të avancimit medial sa i përket gazetarisë e cila duhet të jetë e bazuar në fakte. Kreshnik Gashi – Anëtar i Këshillit të mediave të Shkruara, korrespondent i Reporterëve pa Kufinjë për Kosovën dhe redaktor menaxhues KALLXO.com ka ligjëruar në mënyrë të hollësishme për përdorimin e teknikave të vërtetimit të fakteve në tema të aktualitetit, mardhënieve ndëretnike, sigurisë, shëndetit dhe temave sociale. Në vazhdim është trajtuar edhe çështja e raportimit kundër diskriminimit gjinor dhe promovimi i edukimit medial duke përdorur mediat tradicionale dhe mediat online.

Gjatë këtij trajnimi studentët e Fakultetit Juridik shprehën interesim të madh për çështjet e diskutuara dhe shprehën dëshirë që edhe në të ardhmen të jenë pjesë e këtyre organizimeve dhe të jenë pjesëmarrës direkt në hulumtime dhe projekte që do t’i organizon BIRN Kosova.